2015-06-06 16:13:00

Lutja e Papës në takimin ekumenik e ndërfetar: “Gjithçka, në harmoni me vullnetin Tënd, o Zot!"


“O Zot i gjithëpushtetshëm e i amshuar,

Atë i mirë e i mëshirshëm,

Krijues i qiellit e i dheut,

i të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen;

Hyj i Abrahamit, Hyj i Isakut, Hyj i Jakobit,

Mbret e Zotëri i së kaluarës, së sotmes, së ardhmes;

i vetmi gjykatës i gjithë njerëzve,

Ti, që i shpërblen me lumni të amshuar besnikët e Tu!

Ne, pasardhës të Abrahamit, sipas besimit në ty, o  i vetmi Zot:

Hebrenj, të krishterë, myslimanë,

përulemi përvujtërisht para Teje

e,  besimplotë, të lutemi

për këtë vend, për Bosnjë–Hercegovinën,

që banorët e saj të jetojnë në paqe e harmoni:

burra e gra  të feve, kombeve, kulturave të ndryshme.

Të lutemi, o Atë, jepja këtë hir

botës mbarë!

Na e forco fenë e shpresën,

respektin reciprok e dashurinë e sinqertë

për të gjithë vëllezërit tanë e motrat tona.

Na e jep hirin që, me guxim, të angazhohemi

për të ndërtuar drejtësinë shoqërore

e për të qenë njerëz vullnetmirë,

përplot me mirëkuptim për njëri-tjetrin e me falje,

artizanë durimtarë të dialogut e të paqes.

Të gjitha mendimet tona, fjalët tona, veprat

të jenë në harmoni me vullnetin tënd.

Gjthçka të jetë për nder Tënd, për lumni Tënde

e për shëlbimin tonë.

Të qoftë lumni e amshuar Ty, Hyji ynë!”.

Amen

 








All the contents on this site are copyrighted ©.