2015-06-06 12:11:00

Katedralja e Sarajevës


Katedralja  kushtuar Zemrës së Krishtit, u ndërtua në vitet 1884-1889 sipas projektit të Josip Vancas, arkitekt i ndikuar nga elementet arkitektonike habsburgase në Sarajevë. Ndërtesa, në stil neo-gotik, me elemente të arkitekturës romanike, ka një rozon të madh mbi portën qëndrore  dhe dy këmbanare të larta binjake. E ndërtuar në qendrën historike të qytetit, katedralja bie fort në sy ndërmjet ndërtesave, që e rrethojnë. Në treme është vendosur një shtatore e Gjon Palit II, për kujtim të takimit me klerin, më 12 prill 1997, gjatë shtegtimit të tij apostolik (12-13 prill). Ndërtesa, e dëmtuar gjatë rrethimit të Sarajevës, e restauruar më pas, zë rreth 250 vetë. Këtu, në gjurmët e Shën Gjon Palit II, u mbajt takimi i Françeskut me priftërinjtë, rregulltarët, rregulltaret e seminaristët.








All the contents on this site are copyrighted ©.