2015-06-06 10:51:00

Anëtarët e presidencës


Kreu aktual i Presidencës është anëtari serb, z. Mladen Ivaniç. Lindur në Sanski Most më 16 shtator 1958. I diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Banja lLukës, vijon doktoraturën në Universitetin e Beogradit. Anëtar i “Democratic Progress Party” i qendrës së djathtë, zgjidhet anëtar i presidencës dhe kryetar i saj, më 17 tetor 2014. Mandati i tij presidencial përfundon më 17 korrik 2015.

Anëtari kroat i Presidencës është z. Dragan Çoviç, Lindur më 20 gusht 1956 në Mostar. Laureuar në inxhinjeri në vitin 1979 në Universitetin e qytetit; ndjek kurse manaxheri në Universitetin e Sarajevës; merr doktoraturën në Universitetin e Mostarit (1996) dhe bëhet pedagog. Në vitin 1994 fillon karrierën politike në Bashkimin Demokratik Kroat të Bosnjë-Hercegovinës. Ministër i Financave në vitet 1998-2001. Zgjidhet anëtar kroat i Presidencës në vitin 2002 deri në largimin nga vendi me akuzën e abuzimit të pushtetit (2005). Në vitin 2012, akuzat hidhen poshtë nga Gjykata e Lartë. Zgjidhet sërish anëtar i Presidencës më 17 nëntor 2014. I martuar me zonjën Bernardica Çoviç dhe ka dy vajza, Sanja e Daniela.

Anëtari boshnjak i Presidencës është z. Bakir Izetbegoviç. Lindur në Sarajevë më 28 qershor 1956. Bir i presidentit të parë të Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviç (8 gusht 1925 – 19 tetor 2003). I diplomuar në arkitekturë në Universitetin e Sarajevës (1981), punon në një studio arkitekture deri në vitin 2000, kur hyn në politikë në Patrinë e Veprimit Demokratik (SDA). Zgjedhet anëtar i Parlamentit rajonal për dy mandate e, që nga viti 2010, është anëtar boshnjak mysliman i Presidencës. I martuar me zonjën Sebija, me të cilën ka një vajzë, Jasmina.








All the contents on this site are copyrighted ©.