2015-06-05 12:19:00

Më 5 qershor kalendari Kishës katolike përkujton Shën Bonifacin, Apostull i gjermanëve, ipeshkëv e martir


Pa veprën misionare të Bonifacit, murg benediktin e ipeshkëv, nuk do të kishte qenë i mundshëm organizimi politik e social europjanë i Karlit të Madh. Bonifaci apo Winfridi i përkiste një familjeje fisnike angleze të Devonshiret, ku lindi në vitin 680. Bëri kushtet e jetës murgare në abacinë e Exeterit e të Nursligut, para se të fillonte ungjillëzimin e popullsive gjermane përtej Renit.
Pas vështirësive të para, në tri vjet përshkoj pjesën më të madhe të territorit gjermanik. I thirrur në Romë, mori shugurimin ipeshkëvnor nga Papa dhe emrin e ri Bonifaci. Para se të organizonte Kishën përgjatë bregut të djathtë të lumit Ren, mendoj për themelimin e një abacie, në rajonin e Hesenit e të Turingjit, që të bëhej qendër shtytëse e spiritualitetit e të kulturës fetare në Gjermani. Kështu lindi abacia e njohur e Fuldës. Si seli kryeipeshkëvnore, zgjodhi qytetin e Majncit (Meinz). Shën Bonifaci e përhapi Fjalën e Zotit në Gjermani për 40 vjet. Vdiq më 5 qershor të vitit 754. Shën Bonifaci është pajtor i Gjermanisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.