Pjetri është me prejardhje nga fshati Ujëmirë, që gjendet në jug-lindje të Pejës.
Pjetri u rrit shumë i varfër, jetonte me bukën që fitonte duke lëvruar një copë toke
(arë) tejet të vogël me një ka të verbër nga njëri sy. Pas vdekjes së prindërve, u
tërhoq në një vend të izoluar bashkë me të motrën Helenen. Më vonë, u izolua brenda
një shpelle në kodër të fshatit Korishë, jo larg Prizrenit, në Kosovë. Pas një pendese
të gjatë, në lutje e meditim të Fjalës së Zotit, Pjetri vdiq kah mbarimi i shekullit
XIII-të.
Mbreti serbë, Stefan Dushani (1331-1355) dha urdhër që në këtë vend të vdekjes së
Shën Pjetrit, të ndërtohej një kishë, e cila u vu nën mbrojtje të manastirit të Hilandarit
mbi Malin Athos. Në vitin 1572 reliket e Pjetrit u bartën në manastirin e Shën Mihillit
Kryengjëll, në zonën e Ibrit, ku edhe gjenden e nderohen.
All the contents on this site are copyrighted ©. |