2015-06-05 18:00:00

Bosnja dhe Hercegovina


 Rregullimi institucional i vendit u sanksionua nga Marrëveshjet e Dayton-it (nëntor-dhjetor 1995), që i dha fund luftës, e cila zgjati rreth tri vjet e gjysëm, ndeshja më e përgjakshme në Evropë që nga viti 1945. Struktura shtetërore, shumë e veçantë, përbëhet nga dy entitete: “Federata BH”(kroato-myslimane), që përfshin 51% të territorit, dhe “Republika Srpska”(RS, serbe) 49% të tij, përveç Zonës së Brčko” në verilindje të vendit, administrativisht autonome, por që u përket të dyja entiteteve  e që është ende nën mbrojtjen ndërkombëtare.

Presidenca kolegjiale e vendit përbëhet nga një anëtar boshnjak (mysliman i Bosnjës, që nuk duhet ngatërruar me termin “boshnjak”, i cili tregon qytetarinë), një kroat e një serb. Secili nga tre anëtarët zgjidhet nga bashkësia e tij për një mandat prej katër vjetësh e pastaj ia lëshon vendin tjetrit me turne, çdo tetë muaj, me detyrën “primos inter pares” (i parë ndërmjet të barabartëve).

Parlamenti kombëtar, që zgjidhet çdo dy vjet, përbëhet nga 28 deputetë të zgjedhur në Federatën BH e 14, në Republikën Serbe.

Këshilli i Ministrave ka gjashtë ministri: atë të jashtme, të thesarit, të tregtisë së jashtme, të integrimit evropian, të çështjeve civile, të komunikacioneve dhe të të drejtave të njeriut e refugjatit. Kryeministri duhet të jenë me etni të ndryshme nga ai që kryen detyrën “primos inter pares” në presidencën kolegjiale.

Federata e Bosnjë-Hercegovinës: (BH, kroato–myslimane) ka një parlament me dy dhoma. Dhoma e përfaqësuesve ka 140 deputetë të zgjedhur në territorin e Federatës; 30 deputetë myslimanë, 30 kroatë e 20 të etnive të tjera të dhomës së popujve, zgjidhen nga këshilltarët e dhjetë kantoneve në të cilat ndahet Federata. Presidenti e zëvendës-presidenti i Federatës BH zgjidhen nga parlamenti, duhet të jebë përfaqësues të dy etnive e çdo vit ia kalojnë detyrën njëri–tjetrit. Kryeministri caktohet nga Presidenti.

“Repubilika Srpska” e Bosnjë-Hercegovinës (RS, serba) ka një parlament me një dhomë e me 83 deputetë të zgjedhur në territorin e RS. Presidenti dhe zëvëndësi i tij zgjidhen me votime të përgjithshme, Kryeministri  caktohet nga Presidenti.

Zbatimi i pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dayton-it iu besua Natos, aktualisht e pranishme me Forcën e stabilizimit(Sfor), me 22 mijë  ushtarë, që kontrollojnë dy ushtritë e dy entiteteve.

Zbatimi i pjesë civile të marrëveshjes koordinohet nga një përfaqësues, aktualisht diplomati austriak Valentin Inzko. Zyra e Përfaqësuesit të lartë (www.ohr.int) është institucion ndërkombëtar, i krijuar ad hoc për të  kontrolluar zbatimin e pjesës civile të Marrëveshjes së Dayton-it si dhe për t’i shoqëruar institucionet boshnjake drejt demokracisë së plotë e të integruar në institucionet euro-atlantike. Riorganizimi dhe mbikqyrja e forcave të policisë të të dyja entiteteve iu besua OKB-së, me dy mijë  përfaqësues të policisë ndërkombëtare (Iptf).

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme (12 tetor 2014) përfunduan me fitoren e kandidatëve të tri partive kryesore nacionaliste etnike të vendit (Bakir Izetbegović i partisë boshnjake SDA; Dragan Ćović i partisë kroate HDZ e Mladen Ivanović, serb i Aleancës për Ndryshime), duke e lënë situatën politike pothuajse të pandryshuar, pavarësisht nga protestat e dhunshme kundër klasës politike , që shpërthyen në shkurt të të njëjtit vit.

Kryeqyteti: Sarajeva, 750.000 banorë;

Sipërfaqja:  51.197 kmk;

Kufijtë: Kroacia në veri-perëndim(956km); Serbia në lindje(345km); Mali i Zi në jug-lindje(242km); Deti Adriatik në jug-perëndim(20km;

Popullsia: 3.833.000 (2013): boshnjakë(48,4%); serbë(32%); kroatë (14,6%); të tjerë(4,3%);

Dendësia: 75 banorë/kmk;

Gjuha: Tri gjuhë zyrtare (boshnjake, kroate, serbe);

Feja: Myslimanë (40%;); ortodoksë (31%); katolikë (15%); të tjerë (14%);

Njësia monetare: mark boshnjak(Bam); 1€=1,96 BAM; 1 BAM=051€

Prodhimi brut për frymë: ($ US): 6.600 në vitin 2010.








All the contents on this site are copyrighted ©.