2015-06-04 13:35:00

Papa përshëndeti atletët e Pishtarit të paqes


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku përshëndeti atletët e Shtegtimit Macerata-Loreto, që kishin me vete “Pishtarin e paqes”. Shoqëroheshin nga ipeshkvi, imzot Nazzareno Marconi. “Të gjithëve – u tha Papa – u uroj që vizita në Qytetin e Amshuar të zgjojë një impenjim të ri në favor të paqes e të solidaritetit për më nevojtarët”.

         Shtegtimi, i cili organizohet çdo vit, do të nisë të shtunën, më 6 qershor, me një meshë të kremtuar nga Prefekti për Sekretarinë e Ekonomisë në Selinë e Shenjtë, kardinali australian, George Pell. 








All the contents on this site are copyrighted ©.