2015-06-04 14:50:00

Më 10 qershor Papa Françesku pret Putin-in në Vatikan


Të mërkurën më 10 qershor, pasdite, Papa Françesku do të pret në audiencë presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin. Lajmin e jep drejtori i sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Papa Bergoglio e ka takuar një herë presidentin Putin, më 25 nëntor 2013. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, presidenti rus do të vizitojë Expo-n në Milano. Në program është edhe një takim me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me kryeministrin italian, Matteo Renzi.








All the contents on this site are copyrighted ©.