2015-06-03 14:12:00

Vizita e Papës në Sarajevë: dialogu është vlerë e padiskutueshme


“Kemi një imperativ që vjen nga Nostra Aetate, një ‘vlerë që nuk mund të vihet në diskutim’, madje është ‘detyrë’, një ‘detyrë e çdo të krishteri’: dialogu”. Kështu shkruan sot gazeta e përditshme e Kishës katolike të Italisë, Avvenire në një artikull mbi udhëtimin e Papa Françeskut në Sarajevë, për të cilin “motivi thelbësor e timoni do të jetë pikërisht dialogu ndërfetar që e pati çuar në Tokën e Shenjtë, në Azi, në Shqipëri, në Turqi”.
“Në përmasën e dialogjizmit të magjisterit të tij, çdonjëri prek këtyre udhëtimeve – nënvizon Stefania Falasca në artikullin e saj –përfaqëson një etapë gjatë udhës së ndjekur me ngulm nga Papa Françesku, i cili pikërisht dialogun, e përdor dhe konkretizon në marrëdhënie me të gjithë, jo vetëm me komunitetet e ndryshme të krishtera e me botën hebraike, por edhe fetë tjera, duke u nisur nga Islami, si element kyç për t’ia arritur rivendosjes së drejtësisë dhe ndërtimit të një bashkëjetese paqësore ndërmjet popujve”.

Në këtë prizëm është realizuar edhe  Logoja e vizitës papnore në Sarajevë, me një pëllumb me një degë ulliri, simbol i paqes e me Kryqin. Një pjesë e Kryqit, vizatuar në simbol, paraqet një trekëndësh të stilizuar, që simbolizon kufijtë e Bosnjës, ngjyrat e dritës, të flamurit boshnjak dhe të pranisë së kroatëve në Bosnjë, bardh, blu, verdh e kuq. E kujtojmë se Logoja u frymëzua nga vetë Papa Françesku, kur njoftoi se qëllimi i vizitës është ai i inkurajimit të procesit të paqes në Bosnjë, gjatë lutjen e Engjëllit të Tënzot, më 1 shkurtin e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.