2015-06-03 11:49:00

Papa në audiencë: lufta është shkaku i të gjitha varfërive, të turpërohemi


“Kemi reflektuar mbi familjen, e shkojmë përpara mbi këtë temë: që sot katekizmat tanë hapen me një reflektim mbi aspektet e brishtësisë, aspektet e lëkundshme që ka familja, në kushtet e jetës që e vënë në vështirësi”. Kështu tha Papa Françesku në audiencën e përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në kuadrin e sinodit të rregullt që do të mbahet në tetor të ardhshëm mbi familjen, Papa Françesku ka filluar prej muajsh një cikël të katekizmit kushtuar familjes. “Familja ka shumë probleme që e vënë në vështirësi, sot fillojmë nga njëra prej këtyre vështirësive e sprovave, që është varfëria”.
“Lufta është gjithmonë një gjë e tmerrshme, godet në mënyrë veçantë popullsitë civile, familjet. Lufta është nëna e të gjitha varfërive: një makinë shirëse të jetëve e të shpirtrave”, tha Papa Françesku në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, duke denoncuar “indiferencën tonë” para këtyre dramave, të cilat përkundrazi duhet ta “rrisin turpin tonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.