2015-06-03 12:21:00

Kinë, Françesku lutet për viktimat e tragetit të përmbysur


Papa Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme, shprehu dhimbjen  për viktimat e tragetit të përmbysur ndërmjet së hënës e së martes, nësa lundronte në lumin Yangtze, në Kinë. Mendohet se shkaku i tragjedisë ishte shpërthimi i papritur i një cikloni. Në anije lundronin 456 udhëtarë: shpëtuan vetëm 14, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e 18 të tjerëve. Të jashtëzakonshme, forcat e ndihmës së shpejtë, e jashtëzakonshme edhe tronditja e vendit të madh. 

Edhe Papa e kujtoi ngjarjen tragjike, gjatë audiencës së përgjithshme, duke përshëndetur grupet e gjuhës angleze në Sheshin e Shën Pjetrit:

 “I shpreh afërsinë time popullit kinez në këtë çast të vështirë për shkak të fatkeqësisë së tragetit në lumin Yangtze. Lutem për viktimat, për familjet e tyre e për të gjithë ata, që po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë njerëz”.








All the contents on this site are copyrighted ©.