2015-06-01 17:34:00

Papa: urime atyre që krezmohen, jini dëshmitarë


Pas lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot, dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u drejtoi “një përshëndetje të rinjve që kanë marrë apo përgatiten për të marrë Krezmimin, duke i inkurajuar të jenë dëshmitarë të gëzuar të Jezusit”.
Po kujtojmë se muaj më parë, në kohën e Krezhmëve, me 22 shkurt 2015, si përgatitje shpirtërore për Pashkë, Papa Françesku u dhuroi besimtarëve, një libër të vogël me të disa të dhëna themelore dhe shpjegime përkatëse rreth doktrinës së krishterë. Duke folur mbi Sakramentet, libri vogël ndihmës i Françeskut na njeh edhe me Sakramentin e  Krezmimit. E Kujtojmë se kush dëshiron ta marrë Krezmimin, duhet të jetë në hir të Zotit, t’i njohë fshehtësitë dhe mësimet kryesore të fesë e ta marrë këtë sakrament me përshpirtëri. Duke shfletuar doracakun e Papa Françeskut lexojmë këtë shpjegim të tij mbi Krezmimin: Krezmimi është Sakrament, përmes të cilit dikohet Shpirtit Shenjt, ashtu si iu dikua apostujve ditën e Rrëshajëve. Ky dikim të bën të krishterë të përsosur dhe ushtar të Jezu Krishtit, të vë një vulë të pashlyeshme, ta thellon hirin e marrë në gurrën e Pagëzimit, të rrënjos më thellë në bijësinë hyjnore, të bashkon më fort me Krishtin e Kishën e tij; të jep një fuqi të posaçme për ta dëshmuar fenë e krishterë”








All the contents on this site are copyrighted ©.