2015-06-01 18:22:00

Kardinali Sandri: Papa e do lindjen


Një lutje drejtuar Hyjit për paqen në Siri, në Irak e në Ukrainë, e për pajtimin e plotë ndërmjet bijve e bijave të popujve armen e assiro-kajdej, që kremtojnë njëqind vjetorin e Metz Yegern, të Keqes së Madhe, e të Seyfo (masakrës së asirëve që ndodhi në fillim të Nëntëqindës, jehoi sërish të dielën e 31 majit në Paris në Katedralen e Notre Dame. Lutjen e lartoj kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, i cili në solemnitetin e të Shenjtueshmës Trini kryesoi kremtimin e përvitshëm të OEuvre d’Orient. Shoqata e themeluar në kryeqytetin francez në 1856 nga një jezuit e një grup laikësh të Sorbonës, është njëra prej agjencive të Roaco-s (Mbledhjes së veprave në ndihmë të Kishave lindore), e cila përmes shtatëdhjetëmijë donatorëve aktivë ndihmojnë 400 shkolla e mëse tre milion të varfër e të sëmurë që jetojnë në Tokën e Shenjtë.
Kremtimi ishte momenti kulmor i vizitës dy ditore të kardinalit Sandri në Paris, të shtunën me 30 e të dielën më 31 maj, gjatë së cilës pati disa takime me besimtarë të ritit lindor që banojnë në Francë.
Takimi pason atë të nëntorit të vitit 2011 e të marsit të vitit 2012, me besimtarët e komuniteteve maronite e armene, që ka për qëllim për të treguar afërsinë e dikasterit të Selisë së Shenjtë ndaj komuniteteve të Kishave lindore katolike në Vende të diasporës e për të vlerësuar lidhjet dhe bashkëpunimin e anasjelltë me Kishën latine.








All the contents on this site are copyrighted ©.