2015-06-01 14:09:00

ISIS në Irak e Libi. Vritet regjisori i video-ve xhihadiste


Lufta kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik regjistron suksese e humbje. Në Irak është vra regjisori i video-s së terrorit, por rritet shqetësimi për pakicat. Sidomos ato të krishtera, ndaj të cilave Kisha ambroziane e Milanos u sjell solidaritetin. Ndërkohë, në Libinë regjistrohet një sulm i përgjakshëm i xhihadistëve. Është fjala për një autobombë që shpërtheu në Mizuratë, qytet i Gjirit të Sirtës, në Libdinë perëndimore. Synimi: një vend kontrolli në njërën prej rrugëve që hyn në qytetin me shumë banorë. I menjëherë rivendikimi në faqe të internetit nga Shteti Islamik. Bilanci i viktimave është 5 të vdekur e me dhjetëra të plagosur. E nuk bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar. Sipas shtypit amerikan, Kalifati po avancon në zonën e Sirtës e qeveria e Tripolit, mbështetur nga milicët islamikë, ka bërë thirrje për mobilizim të armatosur kundër ISIS.

Në një teatër tjetër, atë të Irakut, mbretëron e njëjta atmosferë e luftës. Në një sulm ajror të koalicionit në rajonin e Al Anbar-it është vra Abu Samram që konsiderohet mendja e organizatori i video-ve të përgjakshme të ISIS. Kështu konfirmon ministria e brendshme e Irakut. Gjatë bombardimeve është vra edhe dokumentaristi, Abi Osamma al-Amriky, me nënshtetësi amerikane. Për pakicat në ikje nga dhuna, në mënyrë të veçantë ajo kristiane, solidariteti i kryeipeshkvit të Milano-s kardinali Scola, i cili do të jetë në Liban e në Irak nga 16 deri më 20 qershor. Kardinali ka bërë thirrje për mbledhje të fondeve të jashtëzakonshme për të ndihmuar mijëra e mijëra familje të refugjatëve, që janë nisur nga Erbil-i për në Kurdistanit irakian.








All the contents on this site are copyrighted ©.