2015-05-28 12:01:00

Papa Françesku: të krishterët e salloneve, afaristë e rigorozë i largojnë njerëzit nga Zoti


Ka të krishterë që i largojnë njerëzit nga Jezusi sepse mendojnë vetëm në marrëdhënien e tyre personale me Hyjin apo pse janë afaristë apo mondan apo rigorozë. E ka të krishterë që më të vërtetë i dëgjojmë ata njerëz që kanë nevojë për Zotin: ky, me pak fjalë, është komenti  i pjesë së Ungjillit, që Papa Françesku bëri gjatë homelisë së Meshës së sotme, kremtuar në mëngjes në shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan.

Duke komentuar Ungjillin e ditës që flet për Bartimeun e verbër, i cili bërtet drejt Jezusit duke kërkuar shërimin, e për këtë, ai u qortua të heshte nga dishepujt, Papa Françesku përmendi tri grupe të ndryshme të krishterësh. Ka të krishterë që merren vetëm me marrëdhënien e tyre personale me Jezusin, me një marrëdhënie të “mbyllur, egoiste”, e nuk e dëgjojnë britmën e të tjerëve:

“Ky lloj grupi njerëzisht, akoma sot, nuk e dëgjojnë britmën e shumë njerëzve që kanë nevojë për Jezusin. Është grup njerëzisht që janë indiferentë: nuk dëgjojnë, besojnë se jeta është vetëm aty, te grupi i tyre i ngushtë; janë të kënaqur; por janë të shurdhër ndaj zhurmës së shumë njerëzve që kanë nevojë për shpëtim, që kanë nevojë për ndihmë të Jezusit, që kanë nevojë për Kishën. Këta persona janë njerëz egoistë, jetojnë për vetveten. Prandaj janë të paaftë ta dëgjojnë zërin e Jezusit”.

“Pastaj – vijoi Papa Bergoglio – ka edhe të tillë që e dëgjojnë këtë britmë qe cila kërkon ndihmë, por duan të bëjnë që kjo të hesht”. Sikur dishepujt që i largonin fëmijët, “për të mos e shqetësuar Mësuesin”: “Mësuesi ishte ata, ishte për ata, nuk ishte për të gjithë. Këta njerëz e largojnë Jezusin nga ata persona që bërtasin, që kanë nevojë për fe, që kanë nevojë për shpëtim”. Ndër këta kemi “afaristët, që janë afër Jezusit”, janë në tempull, duken “fetarë”, por “Jezusi i nxori jashtë, sepse aty bënin biznes, në shtëpi të Zotit”. Janë ata “që nuk duan ta dëgjojmë britmat që kërkojnë ndihmë, por preferojnë t’i bëjnë punët e tyre të tregtisë e ta përdorin popullin e Zotit, ta përdorin Kishën, për punët e tyre tregtare. Këta afaristë i largojnë njerëzit nga Jezusi”. Në këto grupe, ka të krishterë “që nuk japin dëshmi” të mirë:

“Janë të krishterë me emër, të krishterë sallonesh, të krishterë pritjesh, por jeta e tyre e brendshme nuk është e krishterë, është mondane. Një që thotë se është i krishterë e në anën tjetër jeton si njeri mondan, i largon ata njerëz që bërtasin duke kërkuar ndihmën e Jezusit. Pastaj, kemi njerëz rigorozë, ata të cilët Jezusi i qorton, sepse të tjetër i ngarkojnë me shumë peshë. Jezusi këtyre u kushton kreun e 23-të të Ungjillit të Shën Mateut. ‘Hipokritë – u thotë atyre – që shfrytëzoni njerëzit’. E këta, në vend që t’i përgjigjen britmës së atij që kërkon shpëtimin, i largojnë njerëzit”.

“Ekziston edhe grupi i të krishterëve që jetojnë me koherencë atë që besojnë, me atë që jetojnë, dhe i ndihmojnë njerëzit t’i afrohen Jezusit, njerëzit që bërtasin, njerëzit që kërkojnë shpëtimin, njerëzit që kërkojnë hirin, njerëzit që kërkojnë shëndetin shpirtëror për shpirtin e tyre”.

Pra, “na bënë mirë të bëjmë një rrëmim të vërtetë të ndërgjegjes” – përfundoi Papa Françesku homelinë e Meshës së sotme – për të kuptuar nëse jemi të krishterë që i largojnë njerëzit nga Jezusi apo i afrojmë duke e dëgjuar britmën e shumë personave që kërkojnë ndihmë për shpëtimin personal.








All the contents on this site are copyrighted ©.