Shenjta, e cila vijon të fitojë çdo ditë të devotshëm të ri, për shkak të hirit që ka marrë dhuratë nga Zoti, lindi më 1381 në Rokaporena, pranë Perugjës.
U rrit në frikë të Zotit pranë prindërve të saj, në moshë të shkuar. I respektoi
aq, sa për të përmbushur vullnetin e tyre, hoqi dorë nga jeta rregulltare, e cila
i pëlqente aq shumë e u martua me Paolo Ferdinandin, njeri i tërbuar, që një ditë
prej ditësh u gjet i vdekur në një hendek. Të bijtë, tashmë të rritur, u betuan t’ia
marrin gjakun. Rita bëri çmos t’i bindte të hiqnin dorë, por qe e pamundur. Atëherë
iu lut me gjithë zemër Zotit t’ia marrë, më mirë se të bëhen gjakësorë. Lutja e saj,
në këndvështrimin njerëzor krejt e pakuptueshme, u dëgjua. Djemtë i vdiqën. Atëherë
Rita hyri në kuvend e ia kushtoi veten lutjes e dashurisë për Krishtin e kryqëzuar,
i cili ia shënoi mrekullisht fytyrën e vet me një gjemb në lule të ballit. E figura
hyjnore i mbeti aty, deri në vdekje, në sa pas vdekjes trupi i saj mbeti si të ishte
i gjallë.
Zoti, duke ia pranuar lutjen për të arritur të paarritshmen, e bëri Pajtore të gjithë
atyre që vuajnë për shkaqe, në dukje pa rrugëdalje.
Ndërmjetësuese e përshtatshme për shqiptarët, që vijojnë gjakmarrjen - nëna e shenjtë,
e cila i dhuroi Zotit jetën e re të bijve të vet, vetëm e vetëm që të mos bëheshin
gjakësorë
All the contents on this site are copyrighted ©. |