2015-05-21 12:33:00

Siri, IS kontrollon Palmirën. SHBA dërgojnë armë në Irak


Militantët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik, kanë marrë nën kontroll qytetin e lashtë Palmira, e kështu në Siri rritet shqetësimi për vendet tjera të afërta arkeologjike, që janë trashëgimi kulturore e UNESCO-s. Kështu, një javë pas rënies së Ramadit, në Irak, tani nën kontrollin e ISIS ra edhe qyteti strategjik Palmira, që çon drejt zonës perëndimore të Damaskut e Homs, në drejtim të lindjes së Irakut. Qeveria siriane pranon se ka tërhequr trupat pro-qeveritare nga qyteti arkeologjik, pasi u sigurua evakuimi i pjesës dërrmuese të banorëve të Palmirës. 
Drejtori i Departamentit sirian për antikitetin njoftoi se qindra statuja të lashta nga Palmira janë zhvendosur në një vend të sigurt, duke i shpëtuar nga shkatërrimi, por monumentet e mëdha nuk mund të zhvendosen. SHBA-së janë duke shqyrtuar opsionet e ndryshme për të ndalur valën shkatërrimtare të IS, ndërkohë u kanë dërguar ndihma ushtarake trupave irakiane. Armatimi anti-tank amerikan do të ndihmojë në të ardhmen në ndaljen e sulmeve të tilla, prandaj Uashingtoni përshpejtoi dërgimin e armëve, edhe në saje të marrëveshjes së arritur, me kryeministrin e Irakut, gjatë vizitës së tij, në muajin prill, në Shtëpinë e Bardhë.








All the contents on this site are copyrighted ©.