2015-05-21 15:28:00

Papa uron kardinalin Salazar, president i ri të Celam-it


Në mbarim të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, Papa Françesku përshëndeti në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinalin Ruben Salazar Gomez, kryeipeshkëv i Bogotàs. Gjatë këtij takimi, Ati i Shenjtë Bergoglio i uroi publikisht punë të mbarë kardinalit Salazar, i cili këtyre ditëve është zgjedhur president i ri i Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore të Amerikës Latine, një organizëm të cilin Papa Jorge Mario Bergoglio e ka posaçërisht për zemër.
Ndërsa sot, Papa Françesku priti në audiencë prefektin e Kongregatës së Vatikanit për ungjillëzimin e popujve, kardinalin Fernando Filoni. 








All the contents on this site are copyrighted ©.