2015-05-21 15:26:00

Bice, kuvend për abuzimet me praninë e Vatikanit


“Abuzimet seksuale kundër të miturve: mekanizmat e mbrojtjes dhe të aftësisë për t’u ngritur më të fortë se më parë”. Ky është titulli i kuvendit të Zyrës ndërkombëtare katolike të fëmijërisë (Bice), që u hap në Paris. Në emër të Selisë së Shenjtë, foli Sekretari i Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve, imzot Robert Oliver. Para 250 ekspertëve, kreu i Komisionit të krijuar nga Papa Françesku para një viti, foli për punën e tij, për bashkëpunimin me Kishat vendase e me organizmat fetare e civile, siç shpjegon ai vetë në mikrofonin tonë:

Kisha Katolike njihet në botë për përpjekjet në favor të mbrojtjes së fëmijëve. Kemi filluar bashkëpunimin me shumë organizata qeveritare e jo qeveritare e jemi kureshtarë të shohim rezultatet e ardhshme. Komisioni ka tashmë Statutet e miratuara nga Ati i Shenjtë, kështuqë, mund të kërkojmë rrugët më të mira për të punuar, sipas misionit që na është besuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.