2015-05-20 14:56:00

Ati i Shenjtë lutet për katolikët në Kinë, “dëshmitarë të besueshëm të Krishtit”


Françesku kujtoi edhe se të dielën e ardhshme, më 24 maj, katolikët në Kinë do ta lusin Zojën Ndihma e të Krishterëve, që nderohet në shenjtëroren e Sheshanit, në Shangai.

“Në shtatoren, që lartohet mbi Shenjtërore, tha Papa, Maria e ngre lart të Birin, duke ia paraqitur botës me krahë hapur, në një gjest dashurie e mëshire. T’i lutemi Marisë t’i ndihmojë katolikët në Kinë, që të jenë gjithnjë dëshmitarë të besueshëm të kësaj dashurie përdëllyese në mes të  Popullit të tyre e të jetojnë shpirtërisht të bashkuar me shkëmbin e Pjetrit, mbi të cilin është ndërtuar Kisha”.

Ndërmjet të pranishmëve, në Sheshin e  Shën Pjetrit ishte edhe një grup besimtarësh nga dioqeza kineze e Xianxian, që dha një koncert të vogël të improvizuar, me muzikë vendase, në Shesh. 








All the contents on this site are copyrighted ©.