2015-05-19 13:45:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: Marku 10,13 -16. Jezusi e fëmijët


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 10,13 -16. Në këtë fragment ungjillor flitet për Jezusin dhe fëmijët. Duke njohur botën antike, sjellja e Jezusit ndaj fëmijëve na befason: Mësuesi i Nazaretit jo vetëm i pranon e mirëpret, por sjelljen dhe stilin e fëmijëve e propozon si model të udhës shpirtërore për t’u ndjekur. E nuk duhet harruar se në lashtësi, fëmija, nuk kishte vëmendjen e dashurinë, që ka e gëzon sot. Si në kulturën greke, e po kështu në atë latine, e pak edhe në atë hebraike, fëmija nuk gëzonte të gjithë atë vëmendje e kujdes, e kështu ishte në gjirin e bashkësisë fetare të kohës. Jezusi i merr fëmijët si shembull për mësimet e shëmbëlltyrat e tij, i bekon, i qorton apostuj e të rritur që janë të irrituar nga sjellja e fëmijëve. Prej fëmijëve, sipas Jezusit, duhet të mësojmë me çfarë ndjenjash e me çfarë zemra duhet të hapemi ndaj jetës e ta pranojmë Mbretërinë e Hyjit. Po më tepër ta dëgjojmë komentin e fragmentit ungjillor nga dom Marjan Paloka....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.