2015-05-15 14:30:00

Ndryshimi i klimës, sfidë e kohës: përfundoi asambleja e Karitasit


Përfundoi sot në Romë, asambleja e përgjithshme e Karitasit Ndërkombëtar, kushtuar pasojave të ndryshimit të klimës, sidomos në vendet më të varfëra. “Mezi ç’pres ipeminjimin tuaj të vazhdueshëm – u shkruan 160 drejtorëve të Karitasit, nga e gjithë bota, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon – ndërsa shkojmë drejt miratimit të një programi për zhvillimin e qëndrueshëm pas vitit 2015 dhe drejt një marrëveshjeje domethënëse universale për ndaljen e ndryshimit të klimës. Të dyja mund t’i hapin njerëzimit një rrugë të re, që do t’i japë dinjitet jetës së të gjithëve, duke mbrojtur planetin, nga i cili varemi”. Asambleja, që u hap me meshën e kremtuar nga Papa Françesku më 12 maj, zgjodhi edhe presidentin e ri të Karitasit Ndërkombëtar, kardinalin filipinas Luis Antonio Tagle, kryeipeshkëv i Manilës. Në takim mori pjesë edhe drejtori i Karitasit të Shqipërisë, Albert Nikolla. Ta dëgjojmë në mikrofonin e don David Gjugjës…








All the contents on this site are copyrighted ©.