2015-05-14 11:49:00

Papa takon të shtunën në Vatikan presidentin palestinez Abu Mazen


Papa Françesku do të takojë të shtunën në një audiencë Presidentin e Autoritetit kombëtar palestinez, Abu Mazen. Një ditë më vonë, të dielën e ardhshme, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Bergoglio do të kremtojë Meshën e kanonizimit të motrës Maria Afonsina Danil Ghattas, themeluese e Kongregatës së motrave rregulltare të Rruzares nga Jerusalemi dhe të motrës Myriam Baouardy nga Betlehemi, karmelinate e zbathur: janë dy shenjtëresha të para palestineze në historinë e Kishës. Abu Mazen do të marrë pjesë në ceremoninë fetare të kësaj ngjarje të rëndësishme për Kishën katolike të Palestinës, asaj të lartësimit në nderimet e altarit të dy bijave palestineze Maria Baouardy dhe Maria Alfonsina Danil Ghatas.








All the contents on this site are copyrighted ©.