2015-05-14 14:44:00

Papa Françesku: të rinjtë të edukohen në vlera të vërteta të sportit


“Edukoni të rinjtë në vlera autentike të sportit, jo rivalitetit tepër të ndezur e jo agresivitetit. Prandaj ruani vlerat e vërteta të sportit, duke mos lejuar që ato të zvetënohen nën nxitjen e shumë interesave sidomos ekonomike, sot po depërtojnë gjithnjë më shumë”. Kjo është thirrja që bënë Papa Françesku, në mesazhin e tij, drejtuar pjesëmarrësve të simpoziumit ‘Trajnerët edukatorë të personave’, organizuar nga seksioni i Kishës e sportit pranë Këshillit Papnor për laikët.
“Prania e një trajneri të mirë-edukator – pohon Papa Françesku – tregohen sidomos në vitet e adoleshencës e rinisë së parë, kur personaliteti është zhvillim të plotë e në kërkim të modeleve të referimit e të identifikimit”, kur “është më konkret rreziku i hutimit pas shembujve të këqij e në kërkim të lumturive mashtruese”. “Në këtë fazë delikate të jetës – nënvizon Papa – përgjegjësia e një trajneri është e madhe, i cili ka shpesh privilegjin të kalojë shumë orë në javë me të rinj e të ketë ndikim të madh mbi ta me sjelljen e tij dhe me personalitetin e tij. Ndikimi i edukatorit, sidomos për të rinjtë, varët më shumë nga ajo që ai është dhe jeton si pëson, se sa nga ajo që thotë”.
Prandaj, vëren Papa – është shumë më rëndësi “që një trajner të jetë shembull integriteti, koherence, paanësie, por edhe shembulli i gëzimit në jetë, i durimit, i aftësisë së vlerësimit e nxitjes si dhe mirësisë ndaj të gjithëve e në mënyrë të veçantë ndaj atyre që janë nevojtarë”. Po kështu, “është më rëndësi të jetë edhe shembull feje” sepse feja “na ndihmon ta çojmë vështrimin drejt Hyjit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.