2015-05-14 12:04:00

Kryeipeshkvi i nderit i Hong Kongut përshëndet Papën në përfundim të audiencës së përgjithshme


Kryeipeshkvi i nderit i Hong Kongut, kardinali Joseph Zen Ze-kiun, dje, në përfundim të audiencës së përgjithshme mbajtur paradite në Vatikan, përshëndeti Papën Françesku. Kardinali shoqërohej nga saleziani don Gaetano Nicosia, i cili, 60 prej 100 vjetëve që ka, i ka kaluar në mision në mesin e të sëmurëve nga gërbula në Kinë. Këtij – njofton gazeta l’Osservatore Romano – Papa ia puthi duart.








All the contents on this site are copyrighted ©.