2015-05-13 14:24:00

Siri: pengjet asire mund të përdoren si “mburoja njerëzore”


Që prej katër ditësh, forcat e koalicionit me në krye SHBA-të, po ndërhyjnë kundër pozicioneve të xhihadistëve të Shtetit Islamik, duke shtuar sulmet ajrore në bregun lindor të lumit Khabur, pushtuar nga Isis në shkurt. Nga ajri, amerikanët mbështesin ofensivën tokësore të kurdëve, të cilët kanë shtënë në dorë disa nga fshatrat e zonës. Sot, BBC-ja lajmëroi se, gjatë njërit prej sulmeve ajrore, është vrarë numri dy i Isis, Abu Alaa al-Afri.

Drama e 230 pengjeve asire

         Përgjatë lumit, që derdhet në Eufrat, në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ishin ngritur rreth 30 fshatra të krishtera, ku ishin strehuar asirë e kaldeas nga Iraku, refugjatë të ikur për shkak të masakrave të atëhershme të ushtrisë. Më 23 shkurtin e sivjetëm, zona u sulmua nga xhihadistët islamikë, të cilët e përzunë popullsinë asire, por akoma mbajnë peng 230 të krishterë. Sipas Rrjetit Asir për të Drejtat e Njeriut, në mars, xhihadistët kërkuan rreth 100 mijë dollarë për lirimin e çdo pengu. Natyrisht, askush nuk e kishte shifrën astronomike, që arrinte në 22 milion dollarë, prandaj bisedimet u ndërprenë.

Pengjet mund të përdoren si “mburoja njerëzore”

         Çdo përpjekje për t’i rifilluar ka shkuar kot e tani, xhihadistët lajmërojnë se lirimi i pengjeve nuk do të bëhet mbi baza ekonomike. Sipas burimeve të agjencisë katolike të lajmeve, Fides, xhihadistët mund të kenë ndryshuar strategji, me synimin për t’i përdorur asirët si mburoja njerëzore kundër ofensivës së kurdëve e të avionëve të koalicionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.