2015-05-11 14:40:00

Papa: mbrojeni martesën e krishterë prej sulmeve ideologjike


Papa Françesku priti sot në audiencë ipeshkvijtë katolikë të Togo-s, me rastin e vizitës së tyre ad Limina Apostolorum” në Vatikan. Në fjalimin drejtuar prelatëve, Papa i këshilloi ipeshkvijtë ta mbështesin dialogun ndërfetar dhe të mos hyjnë drejtpërdrejtë në çështjet politike të Vendit.

“Para sulmeve ideologjike e mediatike, që ofrojnë shembuj të bashkimit e të familjeve, të cilat nuk përkojnë me fenë e krishterë, është e domosdoshme përgatitja e të rinjve dhe të fejuarve t’i pranojnë detyrat e martesës së krishterë, që nuk janë të lehta por sjellin kënaqësi të veçantë në jetën familjare”. Kështu pohon mes tjerash Papa e vëren se “në Afrikë familja është mikpritëse, e hapur ndaj jetës dhe ndaj të moshuarve: e ky është një thesar që duhet ruajtur e përdorur si shembull e inkurajim edhe për të tjerët”. Por  në anën tjetër – shton Papa – në Togo “ekzistojnë edhe pengesa në rendin kulturor e atë ligjor që i pengojnë disa të martuar ta realizojnë dëshirën e tyre për ta mbështetur jetën bashkëshortore si qift mbi fenë në Krishtin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.