2015-05-11 13:50:00

Maqedoni: shpartallohet grupi terrorist. Të paktën 22 të vdekur


Të paktën tetë policë dhe 14 shqiptarë u vranë e 37 policë u plagosën gjatë një operacioni të forcave të sigurimit maqedonas kundër një grupi luftëtarësh indipendentistë shqiptarë në qytetin e Kumanovës, në kufi me Kosovën. Sipas presidentit të Maqedonisë, Ivanov, grupi ishte gati të niste një sërë sulmesh terroriste.

Operacioni antiterrorist në qytetin e Kumanovës nisi të shtunën në mëngjes e zgjati pothuajse 30 orë. Në shënjestër të forcave maqedonase të sigurimit, një grup i armatosur  shqiptarësh, i përbërë së paku nga 40 vetë, të udhëhequr nga pesë kosovarë, ish-luftëtarë të Uçk-së, disa nga divizat e së cilës u gjetën në vendngjarje pas përfundimit të aksionit. Sipas qeverisë së ish-republikës jugosllave, shqiptarët kishin ardhur aty nga Kosova fqinje për të kryer atentate kundër institucioneve shtetërore, qendrave tregtare e veprimtarive sportive, me synim, destabilizimin e Maqedonisë. U arrestuan së paku 30 prej tyre. Disa, fytyra të njohura për  gjykatën e Shkupit. Vetëm një muaj më parë, një grup tjetër shqiptarësh, mori nën kontroll një stacion policie në një fshat kufitar, duke kërkuar krijimin e një shteti shqiptar në Maqedoni. Kujtojmë se më 2001, një revoltë e shqiptarëve e pati çuar Maqedoninë në prag të luftës civile, shmangur falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. E shqetësim shprehu edhe Komisari BE për zgjerimin, Johannes Hahn, që i nxiti të dyja palët ta shmangin thellimin e tensionit, në interes të stabilitetit të përgjithshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.