2015-05-10 18:54:00

Papa: Tawadros telefonon Françeskun, impenjimi përbashkët për bashkimin e të krishterëve


Patriarku kopt ortodoks, Tawadros II, i ka telefonuar Papës. Kështu njofton zëdhënës i Vatikanit, atë Federiko Lombardi. “Në bisedën e gjatë e të përzemërt janë prekur kryesisht dy tema: vullneti për të vazhduar në angazhimin e përbashkët për bashkimin e të krishterëve dhe propozimi për një marrëveshje për kremtimin e Pashkës në një datë të përbashkët”, shpjegoi atë Lombardi.

“Papa Françesku – kujtoi akoma – i pati dërguar sot paradite Papës Tawadros një mesazh të rëndësishëm me rastin e përvjetorit të dytë të takimit të tyre vëllazëror mbajtur në Romë, ku mes tjerash shkrua: Një udhë e gjatë miqësie dhe ekumenizmi të gjakut i lidhë Kishat e krishtera”.  Në mesazh, Papa Bergoglio kujton se edhe selia e patriarkanës kopte është apostolike duke qenë ajo seli e Shën Markut, e siguron bashkësinë e krishterë në Egjipt e në mbarë Lindjen e Mesme, me një mendim të veçantë ndaj besimtarëve koptë që kohëve të fundit janë martirizuar për fenë e tyre. “Megjithëse bashkimi ynë akoma është i papërsosur – shkruan Papa Françesku – atë që kemi të përbashkët  është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Uroj që të mund të qëndrojmë në udhën tonë drejt bashkimit të plotë, e të rritemi në dashuri e mirëkuptim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.