2015-05-10 18:35:00

Festa e nënës: Papa përshëndet nënat me duartrokitje në Sheshin e Vatikanit


Papa Françesku i nderon nënat, në ditën e festës së tyre, me urimet, përmes një duartrokitje simbolike, për të gjitha nënat e mbarë botës, dhe ftoi turmën e besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, që t’i lutën Zojës Bekuar, Virgjërës Mari që t’i mbrojë të gjitha nënat.

“Duke folur për jetën, sot, në shumë Shtete – tha Papa Françesku pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore në mesditë – kremtohet festa e nënës. T’i kujtojmë me mirënjohje e përzemërsi të gjitha nënat. Tani u drejtohem nënave, që janë këtu, në Shesh. Janë? Po? A ka këtu nëna? Një duartrokitje për to, për nënat, që janë në Shesh… E kjo duartrokitje uroj t’i përqafojë të gjitha nënat, të gjitha nënat tona të dashura; ato, që jetojnë me ne fizikisht, por edhe ato, që jetojnë me ne shpirtërisht. Zoti i bekoftë të gjitha. Ato ia besojmë Nënës së Jezusit”. E  Zoja, së cilës i kushtohet ky muaj, i ruajtë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.