2015-05-08 17:51:00

Zoja e Lujánit, Pajtore e Argjentinës


Zoja e Lujánit lidhet me një  figure të famshme, të shekulit XIV, që Kisha katolike e njeh si të  mrekullueshme.

Është një nga figuret e Zojës së Papëlyer, që mund të soditet në Kishën e të Shenjtnueshmit Sakrament, në Tandil të Argjentinës. Arriti këtu në maj të vitit 1630, kur një hacendado, apo pronar i madh tokash i Santiagos, Antonio Farisas, vendosi të ngrejë një kapelë në pronat e tij e, për këtë, porositi dy figure të Zojës së Papërlyer në Brazil. Mrekullia e parë ndodhi gjatë mbartjes së ikonave. Qerret, që i transportonin, të tërhequr nga qetë, u ndaluan në breg të lumit Luján, 67 kilometra larg Buenos Ajres e çdo përpjekje për t’i vënë rishtas në lëvizje, qe e kotë. Edhe atëherë kur në qerre u mbrehën qe të tjerë. Vetëm kur u hoq njëra nga figuret, qerrja nisi të lëvizë përsëri. Të pranishmit, të mrekulluar nga kjo ngjarje, vendosën të mos e mbartnin përtej lumit figuren, por t’ia dhuronin familjes më të afërt. E kjo familje ngriti   një kapelë, 30 kilometra larg shenjtërores së sotme. Aty nisën të dynden menjëherë shtegtarë nga të katër anët, që kishin dëgjuar të flitej për ngjarjen e mrekullueshme.  Zoja u quajt “Virgen Estanciera” dhe “Patroncita Morena”. Vendi sot njihet si Lugar del milagro – Vend mrekullish,  e aty u ndërtua një kuvend e një kapelë, që të kujton kapelën e parë.

Shumë peripeci pësoi kjo figure, që u duk e u zhduk disa herë, deri në vitin 1886, kur, me kërkesën e besimtarëve argjentinas, u Zoja u kurorëzua nga Papa Leoni XIII. Festa nisi të kremtohej më 8 maj e , më pas kjo Zojë u shpall Pajtore e Argjentinës.

Ikona e lashtë ruhet sot në Shenjtëroren e Lujánit, që u njoh si bazilikë nga Papa Piu XI, në vitin 1930. Mbetet edhe sot e kësaj dite cak shtegtimesh e mrekullish.  








All the contents on this site are copyrighted ©.