2015-05-08 11:48:00

Shenjtorët e javës sipas kalendarit kishtar 10 – 17 maj


E diel 10 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të të Pashkëve, po më 10 maj kalendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir, Shën Jobin, Shën KataldiN e të Lumin Nikola Albergatin. Dashuria ndaj Hyjit e ndaj të afërmit është lajtmotivi i liturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele të kohës së Pashkëve. Në Ungjill, Gjoni apostull kumton se të pagëzuarit, në Krishtin, nuk janë më shërbëtorë, por miq të Hyjit.

Të hënën më 11 maj, kalendari përkujton Shën Injacin e Lìkonit, Shën Gualtierin apo Walterin.

Të martën më 12 maj, kalendari përkujton Shenjtorët Nereun e Akileun, martirë; Shën Pankracin, martir e Shën Leopoldin Mandiç.

Të mërkurën më 13 maj, Kisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes së Portugalisë, e gjithnjë më 13 maj kujton edhe përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës.

Të enjten më 14 maj, kalendari përkujton Shën Matinë që, i dashur nga Ati Qiellor, u bashkua me 12 Apostujt e Jezusit. Shembulli i tij na kujton se nuk jemi ne që e zgjedhim Zotin, por është Ai që na fton të bëhemi misionarë të Fjalës së Tij.

Të premten me 15 maj kalendari përkujton Shën Sofinë, Shën Torkuatin, ipeshkëv të Guadiksit dhe Shën Isidorin, bujk.

Të shtunën më 16 maj, kalendari përkujton ë Shën Aleksandrin, ipeshkëv e Shën Ubaldin, ipeshkëv të Gubios,

Të dielën e ardhshme më 17 maj, Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Shëlbuemit. Kjo festë na kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor, shndërrohet në gëzim, sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti Shenjt që do t’i bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit e për dënimin e tij të padrejtë me vdekje. Prandaj, me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin Qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin, siç dëshmon kjo festë e  të Shëlbuemit që Kisha kremton të dielën e ardhshme.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.