2015-05-07 17:20:00

Prof. Mandalà mbi veprën e Lekë Matranges: Embuesueme e Chraesterae.


Prof. Mandalà rrëfen për veprën e Lekë Matranges:" Embuesueme e Chraesterae".  Më 6 maj bie përvjetori i vdekjes së priftit e shkrimtarit të parë arbëresh dom Lekë Matranges. Ky pararendës i lëvrimit të gjuhës arbëreshe dhe mbrojtës e kultivues i identitetit kombëtar, kulturor e shpirtëror të shqiptarëve të emigruar nga Shqipëria jugut në Sicili e Itali, lindi në qytezën apo Horën e Arbëreshëve të Sicilisë rreth vitit 1560, ndërroi jetë më 6 maj të vitit 1619.

Dom Lekë Matraganes na la një vepër, e cila për lashtësinë e saj pa dyshim është ndër më të rëndësishmet e interesantet në historinë e gjuhës shqipe. E kemi fjalën për  “Embuesueme e Chraesterae”, përkthim i ‘Doktrinës së Krishterë’ të teologut jezuit atë Ledesma, botuar më 1592, botim që u bë pak vite pas ‘Mesharit’ të priftit dom Gjon Buzukut, prandaj është vepra e dytë e shkruar në gjuhën shqipe, që njihet deri më sot. Vepra e Lekë Matranges është me një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e gjuhës shqipe, e në mënyrë të veçantë për dialektin e Horës së Arbëreshëve. Pra ka një vlerë të dorës së parë për letërsinë, kulturën, identitetin kombëtar e shpirtëror të shqiptarëve në përgjithësi, e të arbëreshëve në veçanti. Kjo vepër u bë e njohur nga botimi i Prof. M La Piana në revistën “Roma e l’Oriente’ më 1912. Më 2013 albanologu e studiuesi i letërsisë shqipe e arbëreshe, prof. Matteo Mandalà  botoi një botim tjetër me titullin “Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra”. Në këtë vepër, fryt i punës njëzet vjeçare të prof. Mandalà, kemi të dhëna që hedhin dritë mbi rrethanat historike, arsyen e qëllimin e botimit të “Embuesueme e Chraestere” nga dom Lekë Matranga.  Më hollësisht mbi këto e elemente tjera me vlerë, të dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me albanologun e studiuesin e njohur arbëresh prof. Matteo Mandalà.......

 

 

   








All the contents on this site are copyrighted ©.