2015-05-07 13:43:00

Papa Françesku më 12 maj kremton Meshën për Karitasin Ndërkombëtar


Papa Françesku do të kremtojë një Meshë për Karitasin Ndërkombëtar. Takimi është në program për 12 majin e ardhshëm, të martën e javës së VI të Pashkëve, në ora 17.30, në altarin e Katedrës së Bazilikës së Vatikanit. Kremtimi, njofton në një deklaratë Salla e Shtypit e Vatikanit, bëhet me rastin e hapjes së punimeve të Asamblesë së përgjithshme të Karitasit Ndërkombëtar, në të cilën marrin pjesë presidentet dhe drejtorët e të gjitha karitaseve kombëtarë nga mbarë bota. Gjatë kësaj Asambleje do të përcaktohet programi për pesëvjeçarin e ardhshëm e do të zgjidhet kryesia e këtij organizmi kishtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.