2015-05-06 11:45:00

Papa Françesku: bukuria e martesës së krishterë themelohet mbi hirin e Krishtin e dashurinë reciproke


Papa Françesku gjatë audiencës së sotme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, vijoi “katekizmin e tij mbi familjen duke prekur sot temën e bukurisë  së martesës së krishterë”.
Dashuria e një burri e një gruaje e mishëron “imazhin e përdëllimit të Hyjit që transmetohet prej qiftit në qift dhe prej familjes në familje”, është një “mister i madh” për faktin që janë “burra e gra aq guximtarë sa ta bartin këtë dashuri në enë prej dheu, e kështu këta janë një burim themelor për Kishën, po edhe për mbarë botën, Zoti i bekoftë mijë herë për ketë”. Kështu pohoi mes tjerash Papa Bergoglio në katekizmin e audiencës së përgjithshëm duke folur mbi martesën e krishterë.
“Martesa – sipas Papës Bergoglio – nuk është thjeshtë një ceremoni që bëhet në Kishës, me lule, me veshje, me foto...Martesa e krishterë është sakrament që ndodh në Kishë , dhe e përbënë Kishën, duke themeluar kështu një bashkësi të re familjare”. Është një realitet të cilin Pali apostull e përmbledh me shprehjen e tij të njohur: “Ky është mister i madh: e kam fjalën në lidhjen e Krishtit me Kishën” (krh Ef 5,32). I frymëzuar nga Shpirti Shenjt, Pali pohon se dashuria ndërmjet bashkëshortëve është imazh i dashurisë ndërmjet Krishtit e Kishës. Një dinjitet i paimagjinuar! Po në realitet ai është i shkruar në planin krijues të Hyjit, e me hirin e Krishtit, qift të panumërt të krishterë, me të gjitha kufizimet e tyre, e kanë realizuar”  këtë plan hyjnornë jetën e përditshme. “Shën Pali, duke folur për jetën e re në Krishtin, thotë se të krishterët – të gjithë – janë të thirrur të duan si Krishti i ka dashur ata, çka do të thotë “ti nënshtrohen njëri tjetrit” (Ef 5,21), që me fjalë tjerë do të thotë të jemi në shërbim të njëri tjetrit. E këtu ai e vendos analogjinë e qiftit burrë-grua dhe atë të Krishtit-Kishë. Është qartë se bëhet fjalë për një analogji të papërsosur, por prej saj duhet të mësojmë e të marrin kuptimin shpirtëror që është tejet i lartë dhe revolucionar, e në të njëjtën kohë i thjeshtë, i mundshëm për çdo burrë e grua, edhe në gjirin e vet komunitetit të krishterë. Kjo farë e risisë ungjillore, që rivendos reciprocitetin e parë, atë të zanafillës, të kushtimin e të respektit, është rritur e pjekur dalëngadalë në histori, po në fund  ka mbizotëruar”.
“Sakramenti i martesës është një akt i madh i fesë dhe dashurisë: e dëshmon këtë guximi i besimit në bukurinë e aktit krijues të Hyjit e të jetuarit të asaj dashurie na nxit të shkojmë përherë më tej, përtej vetvetes e edhe përtej vet familjes. Thirrja e krishterë për të dashur pa masë e pa kufi është ajo që, me hirin e Krishtit, qëndron në bazën edhe të konsensusit të lirë që përbënë thelbin e martesës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.