2015-05-04 13:17:00

Dhimitër Pasko – Mitrush Kuteli në përvjetorin e vdekjes


Më 4 maj 1966 vdiq Dhimitër Pasko, shumë i njohur si Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist e përkthyes dhe një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Mitrush Kuteli e pati nisur krijimtarinë letrare qysh në vitet ’30, kur botonte “Net shqiptare”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Ago Jakupi”, si dhe përpilonte mjaft vepra ekonomike. P luftës, Kuteli botoi “Pylli i gështenjave”, “Xinxifillua”, “Tregime të moçme shqiptare”, “Baltë nga kjo tokës”, “Në një cep të lirisë së Poshtme”, novela “E madhe është gjëma e mëkatit” etj. Po kështu bëri edhe mjaft përkthime mjeshtërore të shkrimtarëve të mëdhenj botëror si Gogoli, Eminesku, Ostrovski, Turgenjevi etj që e vendosin në piedestalin e përkthyesve më të mirë shqiptarë.

Pas viteve ’90, që përkon me shembjen e diktaturës komuniste dhe fillesat e demokracisë shqiptare, figura e Kutelit i kthehet vlerave letrare të shqipes, zë e zbulohet si vlerë letrare e mëvetësishme, madje në jo pak raste hienat e studimeve të dikurshme tentojnë të fshihen prapa artit të Kutelit për të mbetur qendër e verifikimit letrar, kur me shqyrtimet e kryera vërtetojnë se u ka mbetur ora në studimet sociologjike dhe ideologjike.
Mendimi hedhur nga M. Camaj, se Kuteli është ende i pazbuluem, vijon të nxisë kërshërinë e leximit, shfletimit dhe shqyrtimit të pambarimtë të krijimtarisë së mjeshtrit të prozës shqipe.








All the contents on this site are copyrighted ©.