2015-04-30 14:12:00

Papa përcakton Komisionit për media të Vatikanit nën udhëheqjen e imzot Viganò


Në saje të propozimit të Këshillit të Kardinajve, bërë më datën 23 prill, Papa Françesku ka vendosur të themeloi një Komision për të studiuar Raportin Përfundimtar që ka përpiluar Komiteti i ngarkuar për propozimin e reformës së mjeteve të komunikimit të Vatikanit, “Vatican Media Committe” (V.M.C.) dhe ka emëruar këta anëtarë.
President është imzot Dario Edoardo Viganò, drejtor i Qendrës së Televizionit të Vatikanit. Anëtarët janë: dr. Paolo Nusiner, drejtor i përgjithshëm i gazetës Avvenire, imzot Lucio Adrian Ruiz, përgjegjës i zyrës së Shërbimit të Internetit të Vatikanit, Drejtor i Telekomunikacionit të Guvernatoratit të Shtet Qytetit të Vatikanit; atë Antonio Spadaro, drejtor i revistës “La Civiltà cattolica”, imzot Paul Tighe, sekretar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore.
Kujtojmë se raporti përfundimtar mbi mediat e Vatikanit është shqyrtuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Kardinajve, mbajtur nga 13 deri më 15 prill të kaluar. Komisioni ri do të studiojë këtë Raport për të treguar mundësitë që mund të realizohen në një shteg të ri.








All the contents on this site are copyrighted ©.