2015-04-30 14:09:00

Papa Françesku priti presidentin e Republikës Seishéle


Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidentin e Republikës së Seishéle, James Alix Michel, i cili më pas takoi kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit , e imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Gjatë bisedimeve – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Seishéle. Po kështu u vë në pah kontributi i Kishës katolike në shërbim të shoqërisë, në mënyrë të veçantë në fushën e asistencës dhe edukimit, e u trajtuan tema me interes të përbashkët, mes tjerash tema e dinjitetit të personit njerëzor e të zhvillimit të tij integral, dhe ruajtja e mjedisit. Së fundi, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën shoqëroro-politike të Vendit e të Rajonit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.