2015-04-28 15:21:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë Lexojmë Ungjillin te Markut kreu 10,1 -12


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 10,1 -12. Në këtë fragment flitet rreth martesës së pandashme, pra rreth çështjes së divorcit, që i bëhet Jezusit nga farisenjtë. E Jezusi pasi shqyrton ligjet ekzistuese lidhur me martesën, si ligji i Moisiut, që reflekton edhe ligjin romak të kohës, jep mendimin e tij lidhur me martesën e pandashme të bazuar mbi dashurinë e vërtetë. Jezusi këshillon se si duhet të jetë marrëdhënia ndërmjet mashkullit e femrës, ndërmjet burrit e gruas. Po ta dëgjojmë komentin nga dom Marjan Paloka....








All the contents on this site are copyrighted ©.