2015-04-24 12:58:00

Imzot Perego: nga takimi për emigrantët, Evropa solidare del e mundur


Takimi evropian i rangut të lartë mbi emigracionin vendosi të forcojë, në radhë të parë, Tritonin. Operacion ky, që kufizohet në 30 milje detare. Nuk është e qartë si do të shpëtohen njerëzit, që rrezikojnë të mbyten pranë bregdetit libik. Për këtë flet, në mikrofonin tonë, drejtori i Fondacionit Migrantes, imzot Giancarlo Perego:

Përgjigje: - Takimi evropian i rangut të lartë bëri hapa të vegjël përpara, në një Evropë, ende e frikësuar dhe e pavendosur, përballë dramës së mijëra njerëzve, që presin nisjen drejt saj nga brigjet libiane. Vetëm vitin e kaluar arritën 200 mijë vetë, pasi lanë pas shpine qindra të mbytur në det. Hapa të vegjël. E kjo, sepse vërtet u shtuan burimet ekonomike, duke arritur shumën që Italia pati vënë në dispozicion, e vetme, për Mare Nostrum, e luftohet akoma kundër tarfikantëve, me disa aksione edhe të përpikta, harrohen krejtësisht një sërë aspektesh themelore, të kërkuara edhe nga OKB-ja. Këto aspekte ishin kanalet humanitare dhe shtimi ndjeshëm i numrit të vendstrehimeve të refugjatëve në viset e ndryshme evropiane. E harrohet edhe një herë ndihma e shpejtë në det. Besoj, prandaj, se nga ky takim Evropa sociale, solidare, del krejt e mundur, përballë dramës së emigracionit, që vijon...Shkatërrimi i barkave në Libi, nuk e zgjidh problemin. E nga Evropa pritete bujari, jo ksenofobi.  








All the contents on this site are copyrighted ©.