2015-04-22 12:32:00

Françesku: njeriu ta ruajë harmoninë hyjnore ndërmjet krijesave e gjithësisë


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku kujtoi Ditën e Tokës, që kremtohet sot, dhe bëri thirrje për ta ruajtur:

“I nxis të gjithë ta shikojnë botën me sytë e Hyjit krijues: toka është ambient për t’u ruajtur e kopsht për t’u kultivuar. Lidhja e njerëzve me natyrën nuk duhet të udhëhiqet nga babëzia, prirja për të manipuluar, për të shfrytëzuar, por duhet të ruajë harmoninë hyjnore ndërmjet krijesave e gjithësisë, me logjikën e respektit e të kujdesit, për ta vënë në shërbim të vëllezërve, e edhe të breznive që do të vijnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.