2015-04-22 11:50:00

Audienca e përgjithshme: nderim për martesën e burrit me gruan


Papa Françesku, në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, vijoi katekizmin kushtuar familjes, me temë: “Mashkull e femër i krijoi”, shkëputur nga Libri i Zanafillës. Sot, tha Papa, dëshiroj të plotësoj reflektimin, me tregimin e dytë, që gjindet në kapitullin e dytë. Këtu lexojmë se Zoti, pasi krijoi qiellin e tokën, formoi njeriun me pluhurin e tokës e i fryu në fejzat e hundës frymën e jetës e njeriu u bë qenie e gjallë” (2,7). Është kulmi i krijimit. Por i mungon diçka. Atëherë Hyji e çoi njeriun në një kopsht të bukur, që ta punonte e ta ruante (cfr 2,15)”

 Pastaj Papa vijoi shpjegimin e shprehjes, shkëputur nga Libri i Zanafillës, duke u ndaluar tek krijimi i gruas, tek lidhja e burrit me gruan e tek reciprokësia, që kërkon kjo lidhje. Duke ngritur zërin kundër çdo shprehjeje maskilizmi dhe tregtimi të trupit të femrës, Papa e quajti  besën e lidhur ndërmjet burrit e gruas, thirrje impenjative dhe apasionuese. Zoti vetë e ruan këtë kryevepër të Tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.