2015-04-20 19:16:00

Festa e Vesakh. Tauran: budistët e të krishterët kundër skllavërive moderne


Budistët e të krishterët të bashkëpunojnë për t’iu kundërvënë çdo forme të skllavërisë moderne. Këtë nënvizon Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar në mesazhin  drejtuar budistëve me rastin e festës së Vesakh. Në dokumentin, nënshkruar nga kardinali Jean-Louis Tauran dhe sekretari imzot Miguke Angel Ayuso Guixot, kujtohen fjalët e Papës Françesku. Ati i Shenjtë fton të kapërcehet çdo indiferencë dhe injorancë, për të fituar, kështu,  mbi skllavëritë e kohëve tona e, në veçanti, mbi trafikun e qenieve njerëzore.

Lutemi, lexohet akoma në mesazh, që kremtimi juaj i Vesakh, i cili përfshin edhe përpjekjen për t’i çuar një rreze drite njerëzve më pak të lum, të jetë çast që ndihmon edhe për të gjetur mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet nesh. Kështu do të mund të jemi krah për krah në luftën për të mos pasur kurrë më skllevër, por vëllezër e motra, që jetojnë me frymën e solidaritetit, të mirësisë e të dhimbsurisë për të gjithë.








All the contents on this site are copyrighted ©.