2015-04-16 14:54:00

Papa takohet me të afërmit e viktimave të Germanwings


Dje, gjatë audiencës së përgjithme, Papa Françesku u takua për disa çaste me të afërm të viktimave të aksidentit ajror të Germanwings, më 24 marsin e kaluar.

Kujtojmë se është fjala për avionin, që u rrëzua mbi Alpet franceze, duke shkaktuar vdekjen e 150 vetëve. Papa pati dërguar një telegram ngushëllimi për këtë tragjedi e dje u takua edhe i ngushëlloi personalisht të afërmit e të vdekurve, gjithnjë në zi.








All the contents on this site are copyrighted ©.