2015-04-16 18:25:00

Në Sheshin e Shën Pjetrit, tek Papa, një grup dervishësh turq, për paqen


Dje, në audiencën e përgjithshme, ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit tetë përfaqësues të dervishëve të bashkësisë së Galata Mevlevi, drejtuar nga mjeshtri Nail Kesova, ardhur drejtpërdrejt nga Stambolli. Së bashku me ta, nga Turqia, kishin ardhur edhe gjashtë fretër të vegjël françeskanë, të cilët që prej dhjetë vjetësh kanë krijuar vëllazërinë ndërkombëtare të Kishës së Shën Marisë Draperis, në Stamboll.

“Më 27 tetor, çdo vit, organizojmë gjithnjë takimin e lutjes për paqen së bashku me dervishët", shpjegon atë Gwenolé Jeusset në gazetën “L’Osservatore Romano”. E kështu vendosëm të vijmë së bashku, për herë të parë, tek Papa, ndërsa pastaj do të shtegtojmë në Asizi. Nga ana e tyre dervishët vunë theksin mbi rëndësinë e çdo nisme të përbashkët, që synon t’i bashkojë të gjithë njerëzit e fesë.








All the contents on this site are copyrighted ©.