2015-04-15 11:19:00

Audienca e përgjithshme. Papa: familja, dhuratë e madhe e Zotit


Papa ia kushtoi katekizmin e sotëm kryesisht temës së familjes, parë si dhuratë e madhe, që i bëri Zoti njerëzimit me krijimin  e burrit, të gruas e të sakramentit të martesës. Në këtë katekizëm Françesku shpjegoi ndryshimet e  burrit e gruas si dhe përplotësimin ndërmjet tyre, që përbëjnë kulmin  e Krijimit hyjnor.  Këtë temë Papa do ta shtjellojë edhe në vijim. Gjithçka nis nga Zanafilla, nga krijimi i krijesave, deri te kryevepra e Zotit, njeriu: burri e gruaja.

Të shumta, përshëndetjet, në përfundim të katekizmit, drejtuar grupeve pjesëmarrëse, posaçërisht besimtarëve të gjuhës arabe, ardhur nga Libani e nga Lindja e Mesme. Zoti krijoi njeriun, mashkull e femër, sipas shembëlltyrës së Tij, duke u dhënë të dyve të njëjtin dinjitet e të njëjtën barazi, tha Papa, duke porositur, më pas: të punojmë në Kishë e në shoqëri, që kjo barazi të respektohet, duke  refuzuar çdo formë të nëpërkëmbjes e të padrejtësisë, posaçërisht kundër grave. Zoti ju bekoftë të gjithëve e ju mbrojtët nga i keqi!








All the contents on this site are copyrighted ©.