2015-04-14 13:36:00

Programi i vizitës së Papës në Sarajevë, 6 qershor


Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë bëri të njohur sot programin e udhëtimit apostolik të Papës Françesku në Sarajevë, më 6 qershor. Pesë, fjalimet e parashikuara gjatë ditës së ngarkuar, që do të fillojë në orën 7.30, kur Ati i Shenjtë do të niset me avion nga aeroporti romak i Fiumiçinos, për të përfunduar në orën 21.20, kur do të kthehet në Vatikan. Në program takime institucionale, baritore, ekumenike e ndërfetare.

         Ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet në sheshin përballë Pallatit presidencial të Sarajevës. Pas takimit me autoritetet, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën në Stadiumin Koshevo. Në orën 13.15 do të takohet e do të drekojë me ipeshkvijtë e Bosnjë-Hercegovinës në Nunciaturën Apostolike. Pasdite, takimi me meshtarët, rregulltarët e seminaristët në katedrale. Në orën 17.30, takimi ekumenik e ndërfetar me ortodoksët e myslimanët, në Qendrën ndërkombëtare studentore françeskane. Së fundi, para se t’i thotë lamtumirë Bosnjë-Hercegovinës, Papa Françesku do të bisedojë përzemërsisht, siç e ka zakon, me të rinjtë boshnjakë në Qendrën dioqezane rinore Gjon Pali II.








All the contents on this site are copyrighted ©.