2015-04-13 18:35:00

Jemen: sulme të koalicionit


Në Jemen vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit me në krye Arabinë Saudite. Objektivi: të ndalen rebelët shiitë houthi. Ministria e Mbrojtjes jemenite ka njoftuar se që nga fillimi i operacioneve ushtarake në vend, më 26 mars, janë vrarë rreth 500 rebelë. Ndeshje të reja po zhvillohen për kontrollin e aeroportit ndërkombëtar të Adenit. Në frontin politik, ish-kryeministri Khaled Bahah u emërua zv.president i Jemenit nga presidenti aktual. Houthi-t kanë deklaruar se nuk do të njohin asnjë vendim të tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.