2015-04-12 12:48:00

E Diela e Mëshirës Hyjnore dhuratë e madhe për mbarë njerëzimin


Këtë të diele të dytë të Pashkëve, Kisha kremton solemnitetin e festës së Mëshirës Hyjnore. Kulti i Mëshirës Hyjnore mbetet i lidhur ngushtë me figurën e rregulltares mistike polake, Faustina Kovalska, lindur në fillim të shekullit të kaluar e vdekur në moshën 33 vjeçe, më 1938. Sot përshpirtëria e rregulltares, lartuar në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II, është përhapur në shumë vise të botës.

Po ç'i kujton njerëzimit e Diela e Mëshirës Hyjnore?

Themelimi i së Dielës së Mëshirës Hyjnore nga Shën Gjon Pali II, duhet vlerësuar si dhuratë e madhe për Kishën e për mbarë njerëzimin. Kjo e Dielë i krijon Kishës mundësinë t’ia kumtojë botës mëshirën e Zotit e t’i flasë për madhështinë e saj të pambaruar.

Përhapja e jashtëzakonshme e kultit të Mëshirës Hyjnore, që nga lumnimi  i motrës Faustina më 18 prill '93, tek shenjtërimi i saj më 30 prill 2000, buron nga nevoja që ka çdo njeri për Mëshirën Hyjnore, sepse - siç thoshte Papa Gjon Pali II - ku tjetër, përveçse në Mëshirën Hyjnore, mund të gjejnë strehë e shpresë njeriu e bota?








All the contents on this site are copyrighted ©.