2015-04-10 15:54:00

Papa kryeson shpalljen e Bulës së Vitit Shenjt: mëshira, thelbi i Ungjillit


Do të jetë një kremtim solemn, kryesuar nesër pasdite, duke nisur nga ora 17.30, nga Papa Françesku, korniza e botimit të Bulës për shpalljen e Jubileut të Mëshirës Hyjnore. Pas leximit të disa fragmenteve të Bulës, duke nisur nga titulli “Misericordia vultus”, përballë Portës Shenjte të Bazilikës së Vatikanit, Françesku do të kryesojë Lutjet e para mbrëmësore të së Dielës së Mëshirës Hyjnore. Gjatë kremtimit do t’u dorëzojë përfaqësuesve të kishave në botë, nga një kopje të Dokumentit. Festa e Mëshirës Hyjnore lidhet pazgjidhshmërisht me Shën Gjon Palin II që e shpalli, dhe me karizmën e Shën Faustina Kowalskës, që ishte apostulle e kësaj Mëshire.

Mëshira Hyjnore ka ngjallur gjithnjë gëzim në zemrat e besimtarëve, sepse prej Saj gurrojnë hire mbi hire. Po këtë vit festa jetohet në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse e shoqëruar me kumtin e Papës Françesku, që shpall Vitin Shenjt. E gëzimi është edhe më i madh ngaqë Viti Shenjt shpallet pikërisht në prag të festës së Mëshirës Hyjnore.








All the contents on this site are copyrighted ©.